“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Hamza ibn Abdullah ibn Omeri se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa isha në gjumë, (në ëndërr) m'u soll një kupë me qumësht nga e cila piva aq shumë, saqë e pashë duke rrjedhur nga unë. Pastaj, pjesën e mbetur ia dhashë Omer ibn Hatabit.” Ata që ishin rreth tij thanë: “Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Është dituria.””