“Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Jam informuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa po flija, në ëndërr pashë se në duar m'u vendosën dy byzylykë të artë. Çështja e tyre më rëndoi dhe i urreva. Kur m'u lejua, u fryva atyre dhe fluturuan tutje. Prandaj, i komentova si dy gënjeshtarë, që do të paraqiten (pas meje) .” Ubejdullahu tha: “Njëri ishte Ansiu, të cilin e vrau Fejruzi, në Jemen, kurse tjetri Musejlemi.””