“Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga gjyshi i tij Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pashë në ëndërr se po shpërngulesha nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte qyteti Jethribi (Medina) . Në po të njëjtën ëndërr, pashë edhe ca lopë, e s'ka dyshim se shpërblimi i Allahut është më i mirë, të cilët ishin besimtarët ditën e Uhudit. Mirësia aludonte në begatitë dhe shpërblimin e sinqeritetit që Allahu na e dha pas ditës së Bedrit.””