“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, unë nuk dal për namaz të sabahut me xhemat, për shkak se filani po na e zgjat shumë.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u hidhërua. Asnjëherë nuk e kam parë të hidhëruar aq shumë. Pastaj tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i irritojnë të tjerët (nga xhamia) . Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse mbrapa tij mund të jenë duke u falur të dobëtit, pleqtë dhe të atillë që kanë nevoja.””