“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muharib ibn Dithari se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, një burrë po kthehej me deve nga ara, teksa Muadhi po ua falte njerëzve namazin e jacisë. Ai uli devenë dhe shkoi për t'iu bashkëngjitur në namaz. Mirëpo, Muadhi e këndoi suren Bekare ose suren Nisa, andaj ky u largua. Më pas, i shkoi lajmi se Muadhi kishte folur kundër tij, kështu që u drejtua për te Pejgamberi ﷺ, që t'i ankohej për Muadhin. Atëherë Pejgamberi ﷺ iu drejtua Muadhit: “O Muadh! A përçarës je ti?” - tri herë. - “Pse nuk e lexoje suren Aëla , suren Shems ose suren Lejl, sepse prapa teje mund të falet i moshuari, i dobëti dhe nevojtari.” Edhe këtë pjesë e konsideroj nga hadithi: “Ka thënë Ebu Abdullahu (Buhariu), transmetimin e të cilit e kanë përforcuar Seid ibn Mesruku, Misari dhe Shejbaniu. Amri, Ubejdullah ibn Miksemi dhe Ebu Zubejri kanë transmetuar nga Xhabiri se Muadhi e lexoi suren Bekare në namazin e jacisë. Këtë e përforcojnë Ameshi dhe Muharibi.””