“Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky nga Urve, e ky nga Zejnebe bint Umu Seleme, e ky nga Umu Habibe se Zejnebe bint Xhahshi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u zgjua nga gjumi, ndërsa fytyra i ishte skuqur dhe tha: “La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo”, - dhe e përtheu gishtin e madh me treguesin duke formuar një unazë. Dikush e pyeti: “Vallë, a do të shkatërrohemi, ndërkohë në mesin tonë ka njerëz të mirë?” - “Po, nëse përhapet e keqja (paturpësitë) ”, - iu përgjigj ai.”