“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu. [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hipi në një kullë të Medinës dhe tha: “Vallë, a po e shihni atë që po shoh unë?” - Jo, - i thanë ata. - “Po i shoh sprovat duke rënë nëpër shtëpitë tuaja siç bien pikat e shiut”, - tha Pejgamberi ﷺ.””