“Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulala, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Koha do të shkurtohet, do të pakësohen veprat, do të pllakosë koprracia, do të shfaqen fitnet dhe do të shpeshtohet herxhi.” - O i Dërguari i Allahut, ç'është ai (herxhi)? - e pyetën. - “Vrasja. Vrasja”, - tha Pejgamberi ﷺ. Këtë e transmetojnë edhe Shuajbi, Junusi, Lejthiu dhe i biri i vëllait të Zuhriut, nga Zuhriu, e ky nga Humejdi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”