“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Sherik ibn Abdullahu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ shkoi në një kopsht të Medinës për të kryer nevojën. Unë i shkova pas dhe, kur ai hyri në kopsht, unë u ula te dera.” Thosha me vete: “Sot do t'i bëj rojë të Dërguarit të Allahut ﷺ, edhe pse nuk më ka urdhëruar.” Pejgamberi ﷺ shkoi, e kreu nevojën, pastaj u ul buzë pusit, i zbuloi kërcinjtë dhe i futi në ujë. Pas pak erdhi Ebu Bekri dhe kërkoi leje të hyjë. Unë i thashë: “Prit të kërkoj leje për ty.” Ai u ndal dhe unë shkova te Pejgamberi ﷺ e i thashë: “O i Dërguari i Allahut, Ebu Bekri po kërkon leje.” - “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet” , - tha ai. Ebu Bekri u ul në të djathtë të Pejgamberit ﷺ, i zbuloi kërcinjtë dhe i futi në ujë. Më pas erdhi Omeri, të cilit, po ashtu, i thashë: “Prit të kërkoj leje për ty.” Pejgamberi ﷺ tha: “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet.” Ai erdhi dhe u ul në të majtë të Pejgamberit ﷺ, i zbuloi kërcinjtë dhe i futi në ujë. Kështu, u zunë vendet buzë pusit dhe nuk mbeti më vend aty. Pastaj erdhi Othmani, të cilit i thashë: “Prit të kërkoj leje për ty. Pejgamberi ﷺ tha: “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet, pas një sprove që do ta godasë.” Ai hyri, porse nuk gjeti vend të ulet me ta, andaj shkoi dhe u doli përballë, në anën tjetër të pusit. Edhe ai i zbuloi kërcinjtë dhe i futi në ujë. Unë kisha dëshirë që edhe vëllai im të vinte, andaj e lusja Allahun që edhe ai të vinte. Seid ibn Musejebi thotë: “Renditjen e uljes së tyre e komentova me pozitën e varreve të tyre. Ata tre u bashkuan, kurse Othmani u veçua.””