“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Israil Ebu Musai, - të cilin Sufjani e ka takuar në Kufe kur kishte ardhur tek i biri i Shubrumes, dhe i tha: “Më lejo të hyj tek Isai dhe ta këshilloj!” Siç duket i biri i Shubrumes u frikësuar për të, andaj nuk e la, se Hasen Basriu tregon: “Kur Hasen ibn Aliu ia mësyu Muaviut me batalione, Amër ibn Asi iu drejtua Muaviut: “Po shoh një batalion që nuk kthehet, pa u kthyer kundërshtari i tyre.” Muaviu tha: “E kush përkujdeset për familjarët e muslimanëve?” Ai tha: “Unë.” Atëherë, Abdullah ibn Amiri dhe Abdurrahman ibn Semure thanë: “Po e takojmë dhe po ia propozojmë pajtimin.” Hasen Basriu ka thënë: “E kam dëgjuar Ebu Bekreten (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të thotë: “Teksa Pejgamberi ﷺ mbante ligjëratë (në minber) erdhi Haseni, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Ky biri im është zotëri. Shpresoj që Allahu nëpërmjet tij t'i pajtojë dy grupe të mëdha të muslimanëve.””