“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri, e këtij i ka rrëfyer Muhamed ibn Aliu se Harmele tregon: “Usame më dërgoi tek Aliu (për t'i kërkuar ndihmë materiale) dhe më tha: “Ai do të të pyesë: “Çfarë e shtyri shokun tënd (Usamen) të mos marrë pjesë?” Ti përgjigju: “Ai po të thotë: “Sikur të ishe në gojë të luanit, do të dëshiroja që edhe unë të isha aty me ty, mirëpo këtë nuk e shoh të lejuar (sepse do të vriten muslimanët). Kështu, Aliu nuk më dha asgjë. Pastaj, shkova te Haseni, Husejni dhe Ibn Xhaferi, të cilët ma mbushën kafshën (me ndihma materiale).””