“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Bishri, e këtij i ka treguar Misari, e këtij i ka treguar Sad ibn Ibrahimi se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Medinë nuk do të hyjë tmerri i mesihut (Dexhall) . Atëkohë ajo do t'i ketë shtatë porta. Në secilën portë do të jenë nga dy melekë .” Ibn Is'haku transmeton nga Salih ibn Ibrahimi, e ky nga babai i tij se ka thënë: “Shkova në Basra dhe Ebu Bekrete më tha: “Këtë e kam dëgjuar nga Pejgamberi ﷺ.””