“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit ndër njerëz, e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon, pastaj e përmendi Dexhallin dhe tha: “Po jua tërheq vërejtjen nga ai. Nuk ka pejgamber që nuk ia ka tërhequr vërejtjen popullit të vet në lidhje me të. Por, unë do t'ju tregoj diçka për të, që asnjë pejgamber nuk i ka treguar popullit të vet: dijeni se ai është i verbër në njërin sy, kurse Allahu nuk është i verbër.””