“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa isha në gjumë, pashë në ëndërr veten duke bërë tavaf rreth Qabesë. Aty pashë një burrë zeshkan, me flokë të gjatë e të drejtë, teksa koka i pikonte ujë. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “I biri i Merjemes.” Kur shkova të shikoj, pashë edhe një burrë tjetër trupmadh e të kuq, me kaçurrela të dendura, me njërin sy të verbër, që i dukej sikurse kokërr e dalë rrushi.” Ata më thanë: “Ky është Dexhalli. Njeriu që më së shumti i ngjasonte ishte Ibn Katani.” Zuhriu thotë: “Ibn Katani ka qenë pjesëtar i fisit huzaë.””