“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo pejgamber që është dërguar ia ka tërhequr vërejtjen popullit të vet në lidhje me të verbrin gënjeshtar (Dexhallin) . Ai është i verbër në njërin sy, kurse Zoti juaj nuk është i verbër . Mes syve të tij shkruan: kafir .” Këtë e kanë transmetuar edhe Ebu Hurejra dhe Ibn Abasi nga Pejgamberi ﷺ.”