“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ na rrëfeu një hadith të gjatë për Dexhallin dhe, mes të tjerash, tha: “Dexhalli do të vejë deri në disa zona të shkreta rreth Medinës, porse do ta ketë të ndaluar të hyjë brenda saj. Atë ditë do t'i dalë një njeri, që do të llogaritet si njeriu më i mirë, ose ndër më të mirët, dhe do t'i thotë: “Dëshmoj se ti je Dexhalli, për të cilin na ka treguar i Dërguari i Allahut ﷺ.” Dexhalli u thotë (ithtarëve të tij) : “Nëse e vras këtë e pastaj e ringjall, a do të keni dyshim në çështjen time?” - Jo, - i thonë ata. Kështu, e vret atë e më pas e ringjall. Personi në fjalë (pasi të ringjallet) i thotë: “Betohem në Allahun se asnjëherë nuk kam qenë më i bindur se sot (se ti je Dexhalli) .” Dexhalli do të tentojë ta vrasë atë, por nuk do të mundet.””