“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vini re! Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet . Prijësi më i lartë është kujdestar për njerëzit nën pushtetin e tij, andaj do të japë përgjegjësi për ta. Burri është kujdestar për familjen e vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Gruaja është kujdestare për shtëpinë dhe fëmijët e burrit të vet, andaj do të japë përgjegjësi për ta. Robi është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Pra, dijeni se secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.””