“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Malik ibn Enesi, e ky nga Ejub ibn Ebu Temime Sehtijani, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ dha selam në rekatin e dytë, e në atë rast Dhuljedejni i tha: - O i Dërguari i Allahut, a u shkurtua namazi apo harrove? - “A po e thotë të vërtetën Dhuljedejni?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, - iu përgjigjën njerëzit. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit, i fali edhe dy rekate, dha selam, mori tekbirin dhe ra në sexhde sikurse për sexhdet e namazit, ose edhe më gjatë.”