“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dëgjueshmëria dhe bindja janë detyrim për muslimanin, në gjërat që i pëlqen e që i urren, për sa kohë që nuk urdhërohet për ndonjë mëkat. Nëse urdhërohet për ndonjë mëkat, nuk ka as dëgjueshmëri, as bindje.””