“Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë, në krye të të cilëve caktoi një burrë ensar dhe i urdhëroi që t'i binden atij. Një ditë ai u zemërua dhe tha: “A nuk ju ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ të më bindeni?” - Ashtu është, - i thanë ata. - Ju urdhëroj të mblidhni dru, të ndizni një zjarr dhe të futeni në të! - tha ai. Rrjedhimisht, ata ia mblodhën drutë dhe i ndezën, pastaj, kur disa deshën të hyjnë, filluan të shikonin njëri-tjetrin. Disa prej tyre thanë: “Ne e pasuam Pejgamberin ﷺ për të ikur nga Zjarri, si mund të futemi në këtë zjarr tani?” Vazhduan kështu derisa zjarri u fik, ndërsa atij i kaloi zemërimi. Kur Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë, tha: “Sikur të hynin në të, nuk do të dilnin kurrë prej tij. Nënshtrimi bëhet vetëm në gjëra të lejuara.””