“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Haseni se Abdurrahman ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O Abdurrahman ibn Semure, mos e kërko udhëheqjen se, po t'u dha si shkak i kërkesës sate, do të jesh vetë përgjegjës për të. E, nëse të jepet pa e kërkuar, do të ndihmohesh. Nëse betohesh për diçka, ndërkohë sheh një zgjidhje më të mirë, punoje më të mirën dhe shpaguaje betimin e bërë.””