“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të! ) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vërtet do të lakmoni në pushtet, gjë që në Ditën e Gjykimit do të bëhet keqardhje për ju, sepse s'ka më mirë se gjidhënia, por, në anën tjetër, s'ka më keq se ndërprerja e saj (për të ëmën) .” Muhamed ibn Beshari ka thënë: “Na ka treguar Abdullah ibn Humrani, e këtij i ka treguar Abdulhamid ibn Xhaferi nga Seid Makburiu, e ky nga Omer ibn Hakemi, e ky nga Ebu Hurejra.””