“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Eshhebi, e ky nga Haseni se Ubejdullah ibn Zijadi e vizitoi Makil ibn Jesarin në sëmundjen e vdekjes. Makili i tha: “Po të tregoj një hadith që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ. E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Çdo rob i Allahut, të cilit Allahu ia ka besuar udhëheqjen e një kopeje (turme) , e nuk tregohet besnik ndaj tyre, nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit.””