“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Husejn Xhufiu, e këtij i ka thënë Zaide, e këtij ia ka përmendur Hishami se Haseni tregon: “Teksa ishim për vizitë te Makil ibn Jesari, erdhi Ubejdullahu, të cilit Makili i tha: “Po të tregoj një hadith që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ. Ai ka thënë: “Çdo prijësi të cilit i është besuar një turmë muslimanësh, ndërkohë vdekja e gjen atë tradhtar ndaj tyre, Allahu ia bën haram Xhenetin.””