“Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Xhurejriu se Tarif Ebu Temime thotë: “Isha i pranishëm te Safvani, ku ndodhej edhe Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me shoqëruesit e tij, të cilët ai i këshillonte. Ata e pyetën: “A ke dëgjuar diçka nga i Dërguari i Allahut ﷺ?” Tha: “E kam dëgjuar duke thënë: “Atë që i shpalos veprat e mira (të bëra në vetmi) , Allahu do ta turpërojë në Ditën e Kiametin.” Pastaj tha: “Atë që ndahet nga rruga e besimtarëve, Allahu do ta ndajë nga turma e besimtarëve në Ditën e Kiametit.” Të pranishmit thanë: “Na këshillo (edhe më)!” Tha: “Me të vërtetë, gjëja e parë që i kalbet njeriut është barku i tij, andaj, kush ka mundësi, le të hajë vetëm hallall, si dhe kush ka mundësi të mos krijojë pengesë mes tij dhe Xhenetit, duke shpëtuar nga përlyerja e duarve me derdhje të pafajshëm gjaku , le ta bëjë!” E pyeta Ebu Abdullahun: “Kush ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ, Xhundubi?” Ai tha: “Po, Xhundubi.””