“Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Mensuri, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të dalë nga xhamia bashkë me Pejgamberin ﷺ, para xhamisë takuam një njeri i cili tha: “O i Dërguari i Allahut, kur është Kiameti?” - “Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Pasi mbeti një copë herë i hamendur, tha: “O i Dërguari i Allahut! Nuk kam përgatitur për të shumë agjërim, as shumë namaz e as shumë lëmoshë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ti do të jesh me ata që i do.””