“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se unë nuk dal për namaz të sabahut me xhemat se filani po na e zgjat shumë.” Ebu Mesud i tha: “Asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ më të zemëruar sesa atë ditë teksa ligjëronte.” Pastaj tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i irritojnë të tjerët (nga xhamia) . Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë , sepse në mesin e tyre mund të ketë të shtyrë në moshë, të dobët dhe të atillë që kanë nevoja.””