“Muhamed ibn Ebu Jakub Kermaniu na ka thënë: Na ka treguar Hasen ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Muhamedi, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “E shkurorëzova gruan time gjatë kohës sa ishte me menstruacione. Kështu, Omeri i tregoi Pejgamberit ﷺ, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ u zemërua dhe tha: “Le ta kthejë dhe ta mbajë atë derisa të pastrohet, të presë derisa t'i vijnë menstruacionet e pastaj të pastrohet (për së dyti) , e, nëse pas kësaj mendon se duhet ta lëshojë, le ta lëshojë!””