“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hind bint Utbe ibn Rebia erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, betohem në Allahun se nuk kishte mbi tokë familje që dëshiroja të përçmohen më shumë sesa familja jote, porse sot nuk ka familje mbi tokë që dëshiroj të jetë krenare më shumë sesa familja jote. Pastaj tha: “Ebu Sufjani është dorështrënguar, andaj a kam mëkat nëse e ushqej familjen tonë me pasurinë e tij (pa lejen e tij)?” Ai iu përgjigj: “S'ke mëkat nëse merr aq sa të mjafton për t'i ushqyer ata, pa e tepruar.””