“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ vendosi t'u shkruajë romakëve, dikush i tha: “Ata nuk lexojnë letra të pavulosura.” Kështu, Pejgamberi ﷺ vendosi një unazë të argjendtë, shkëlqimin e së cilës sikur po e shoh tani, ku ishte e gdhendur “Muhamed, Resulullah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut).””