“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë jam njeri (si ju, nuk e di të fshehtën) dhe, kur ju kërkoni gjykim nga unë, ka raste kur ndonjëri është më orator në argumentim se tjetri, gjë që më bën të gjykoj në favor të tij, sipas asaj që dëgjoj. Andaj, nëse gjykoj në favor të dikujt, duke ia shkelur të drejtën vëllait të tij, të mos e pranojë, sepse po ia ndaj një copë Zjarri.””