“Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi se Ali ibn Husejni tregon: “Njëherë, Safije bint Hujeji (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vajti te Pejgamberi ﷺ dhe, kur u kthye, Pejgamberi ﷺ shkoi me të (për ta përcjellë në shtëpi). Aty pranë kaluan dy burra ensarë, të cilët Pejgamberi ﷺ i thirri e u tha: - “Kjo është Safija.” - Subhanallah (i lartësuar qoftë Allahu)! - thanë ata. - “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku”, - ua ktheu Pejgamberi ﷺ. Këtë e transmetojnë edhe Shuajbi, Ibn Musafiri, Ibn Ebu Atiku dhe Is'hak ibn Jahjai, nga Zuhriu, e ky nga Ali ibn Husejni, e ky nga Safija, e kjo nga Pejgamberi ﷺ.”