“Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Beshari, e këtij i ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Seleme ibn Kuhejli, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ u njoftua se njëri nga shokët e tij liroi një rob, duke ia kushtëzuar lirinë me vdekje të pronarit. Por, meqë ai s'kishte pasuri tjetër pos tij, Pejgamberi ﷺ e shiti robin në fjalë për tetëqind dërhemë dhe vlerën e paguar ia dërgoi pronarit.””