“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një ushtri, në krye të së cilës caktoi Usame ibn Zejdin. Disa njerëz folën për udhëheqjen e tij, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Ju tani po flisni për udhëheqjen e tij, ndërkohë edhe më herët keni pasë folur për udhëheqjen e babait të tij. Betohem në Allahun se ai ishte meritor për udhëheqje dhe ishte ndër njerëzit më të dashur për mua. Pas tij, edhe ky është ndër njerëzit më të dashur për mua.””