“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar Ebu Sufjan ibn Harbin duke thënë se, Herakliu e ftoi atë teksa ishte me një karvan kurejshish, e në atë rast i tha përkthyesit të tij: “Thuaju këtyre se unë do t'i bëj disa pyetje këtij (Ebu Sufjanit) dhe, nëse ai më gënjen, ju përgënjeshtrojeni”, - dhe e përmendi hadithin. Pastaj i tha përkthyesit: “Thuaji: “Nëse kjo që po e thua (për Muhamedin) është e vërtetë, ai do ta pushtojë edhe vendin ku i kam vendosur këto dy këmbët e mia.””