“Esbegu na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sa herë që Allahu dërgon ndonjë pejgamber ose vë në pushtet ndonjë halife, ai do të përballet me dy lloje këshilltarësh: 1. Këshilltarë që e urdhërojnë dhe e nxisin për të mirë dhe 2. Këshilltarë që e urdhërojnë dhe e nxisin për të keq. Ndërkaq, i mbrojtur është ai që e mbron Allahu.” Sulejmani transmeton nga Jahjai: “Këtë ma ka rrëfyer Ibn Shihabi.” Njëjtë transmetojnë edhe Ibn Ebu Atiku dhe Musa nga Ibn Shihabi. Shuajbi transmeton nga Zuhriu: “Më ka treguar Ebu Seleme nga Ebu Seidi fjalën e tij. Evzaiu dhe Muavi ibn Selami kanë thënë: “Më ka treguar Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.” Po ashtu, Ibn Ebu Husejni dhe Said ibn Zijadi transmetojnë nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Seidi, fjalën e tij. Ubejdullah ibn Ebu Xhaferi ka thënë: “Më ka treguar Safvani nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Ejubi i cili ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ.””