“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Ebu Ukajl Zuhra ibn Mabedi se Abdullah ibn Hishami, i cili e ka parë Pejgamberin ﷺ, tregon se nëna e tij, Zejnebja, e bija e Humejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e dërgoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut, le të të besatohet ky djalë! - “Ende është i vogël” , - ia ktheu Pejgamberi ﷺ dhe ia përkëdheli kokën e bëri dua për të. Abdullahu therte kurban një dele të vetme për tërë familjen e tij.”