“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një beduin ia dha besën të Dërguarit të Allahut ﷺ për Islam. Më vonë, atë beduin e kaploi zjarrmi a, andaj erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, ma anulo besatimin (ashtu që të largohem nga Medina). Por, i Dërguari i Allahut ﷺ refuzoi. Pastaj erdhi prapë dhe tha: “Ma anulo besatimin.” I Dërguari i Allahut ﷺ sërish refuzoi. Pastaj erdhi edhe një herë, e i Dërguari i Allahut ﷺ refuzoi për së treti. Kur beduini shkoi, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Medina është sikurse gjyryku (i farkëtarit) : e largon të keqen dhe e shfaq të mirën e saj.””