“Abdani transmeton nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Tre personave Allahu nuk u flet në Ditën e Kiametit e nuk i pastron, por i dënon dhembshëm: 1. Atij që posedon ujë me tepricë përskaj rrugës, por i pengon udhëtarët të pinë; 2. Atij që i besatohet një prijësi vetëm për interes të kësaj bote: nëse i jep pasuri, e çon në vend besatimin, e, nëse nuk i jep, nuk e zbaton; 3. Atij që e ekspozon produktin dikur pas ikindisë dhe betohet në Allahun se i kanë ofruar kaq e kaq për të, ndërsa tjetri i beson dhe ia blen, por, ç'është e vërteta, atij s'i është premtuar asgjë.””