“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka thënë Lejthiu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Idris Havlaniu se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, - teksa ishim në një ndejë, - i Dërguari i Allahut ﷺ na tha: “Jepmani besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në nderin e njëri-tjetrit dhe nuk do të kundërshtoni kur të urdhëroheni për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu, e kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo i mjafton si shpagim (për mëkatin) . Ndërkaq, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) e pastaj Allahu ia mbulon ato, atëherë i përket Allahut: nëse do, e fal, por, nëse do, e dënon.” Kështu, ia dhamë besën për të gjitha këto.”