“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Ejubi, e ky nga Hafsa se Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ia dhamë besën Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai na lexoi: “O Pejgamber, kur të të vijnë besimtaret që të betohen se: nuk do t'i bëjnë shok Allahut asgjë, se nuk do të vjedhin, se nuk do të bëjnë kurvëri, se nuk do t'i mbysin fëmijët e tyre, se nuk do të shpifin në moralin e njëra-tjetrës dhe se nuk do të të kundërshtojnë ty në atë që është e arsyeshme (në kryerjen e dispozitave të fesë), ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut për to; me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirues.” (Mumtehine, 12) Pastaj na ndaloi që të vajtonim, e në atë rast njëra nga gratë e pranishme tërhoqi dorën dhe tha: “Filania më pati gëzuar (pati vajtuar me mua), andaj kam dëshirë ta shpërblej për këtë.” Pejgamberi ﷺ nuk foli asgjë. Ajo shkoi e pastaj u kthye prapë (për t'u besatuar). Ç'është e vërteta, asnjëra prej atyre grave nuk iu përmbajtën këtij besatimi, përveç: Umu Sulejmit, Umu Alait dhe vajzës së Ebu Sebrait, gruas së Muadhit, - ose ka thënë: vajzës së Ebu Sebrait dhe gruas së Muadhit.””