“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Më lejo të të besatohem për islam!” Por, pasi ia dha besën për Islam, të nesërmen erdhi i sëmurë nga zjarrmi a dhe tha: “Ma anulo besatimin (që të largohem nga Medina)”, por ai refuzoi. Kur shkoi, Pejgamberi ﷺ tha: “Medina është sikurse gjyryku (i farkëtarit) : e largon të keqen dhe e shfaq të mirën e saj.””