“Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Humejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i lidhi ditët e agjërimit (pa iftar dhe pa syfyr) në fund të muajit Ramazan. Ashtu vepruan edhe disa njerëz. Me të marrë vesh për këtë, Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur muaji të zgjaste më shumë, do t'i lidhja ditët, derisa shtrënguesit (e fesë) ta lënë shtrëngimin e tyre. Unë nuk jam sikurse ju, sepse Zoti im më ushqen me ngrënie e pije.” Transmetimin e Humejdit e fuqizon Sulejman ibn Mugira nga Thabiti, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”