“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu; [t]: Lejthiu na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e pati ndaluar lidhjen e ditëve të agjërimit (pa iftar dhe pa syfyr), dikush e pyeti: “Por ti po i lidh!” Ai ia ktheu: “Po cili prej jush është si unë? Zoti im, gjatë natës, më ushqen me ngrënie e pije.” E, kur ata refuzuan të ndaleshin, Pejgamberi ﷺ e lidhi agjërimin edhe një ditë, më pas edhe një tjetër, e pastaj e panë hënën e re, e në atë rast tha: “Sikur të vonohej, do t'jua shtoja” - si ndëshkim për ta (pasi refuzuan të ndaleshin).””