“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Eshathi, e ky nga Esved ibn Jezidi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ për murin (që gjendet afër Qabesë): “A është pjesë e Qabesë?” Ai më tha: - “Po.” - Vallë, përse nuk e kanë ngjitur me Qabenë? - e pyeta. - “A nuk e di se populli yt nuk kishte pasuri të mjaftueshme (për ta ndërtuar) ?” - Po dera, vallë, përse është e ngritur? - “Kështu e kanë vendosur populli yt, që të fusin në Qabe kë të duan dhe të ndalojnë kë të duan. Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e injorancës dhe sikur të mos kisha frikë se zemrat e tyre do ta refuzonin, murin (harkor) do ta përfshija në Qabe dhe derën do ta vija në nivel me tokën.””