“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ e fali drekën pesë rekate.” I thanë: “Vallë, u shtua numri i rekateve?” Ai ua ktheu: “Përse, vallë?” I thanë: “I fale pesë rekate.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i bëri dy sexhde, pasi dha selam.””