“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ një ditë dha selam në rekatin e dytë, e në atë rast Dhuljedejni i tha: - O i Dërguari i Allahut, a u shkurtua namazi apo harrove? - “A po e thotë të vërtetën Dhuljedejni?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - iu përgjigjën njerëzit. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit, i fali edhe dy rekate, dha selam, mori tekbirin dhe ra në sexhde sikurse për sexhdet e namazit, ose edhe më gjatë, pastaj u ngrit, mori tekbir, ra në sexhde, sikurse për sexhdet e namazit, pastaj u ngrit.”