“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një beduin u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gjyko për mua me Librin e Allahut!” Hasmi i tij u ngrit dhe tha: “Ashtu është, o i Dërguari i Allahut! Gjyko për të sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Fol!” Ai vazhdoi: “Djali im ishte argat te ky dhe bëri zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim, por unë e shpagova me njëqind dele dhe një shërbëtore. Më pas i pyeta dijetarët dhe më thanë se gruaja e tij duhet të gurëzohet, ndërsa biri im duhet të dënohet me njëqind fshikullima dhe të dëbohet për një vit.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se do të gjykoj mes jush me Librin e Allahut. Sa i përket shërbëtores dhe deleve, duhet të të kthehen, ndërsa biri yt duhet të dënohet me njëqind fshikullima dhe të dëbohet nga vendi për një vit. Kurse ti, o Unejs, - një burri të fisit eslem, - shko te gruaja e këtij dhe, nëse pranon (fajin) , gurëzoje!” Kështu, Unejsi shkoi dhe ajo pranoi (fajin), andaj e gurëzoi.””