“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në ditën e Hendekut, kur Pejgamberi ﷺ kërkoi një vullnetar, u paraqit Zubejri. Pastaj, sërish Pejgamberi ﷺ kërkoi vullnetar dhe sërish u paraqit Zubejri. Për së treti Pejgamberi ﷺ kërkoi vullnetar dhe prapë u paraqit Zubejri. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Çdo pejgamber ka pasur nga një ndihmës, ndërsa ndihmësi im është Zubejri.” Sufjani ka thënë: “E kam zënë përmendsh nga Ibn Munkediri.” Ndërkohë Ejubi i tha: “O Ebu Bekër, tregoju hadithin nga Xhabiri, sepse të pranishmëve u pëlqen që t'u tregosh nga Xhabiri.” Kështu, në të njëjtën ndejë, tha: “E kam dëgjuar Xhabirin, - ndërkohë hadithet në formën: “E kam dëgjuar Xhabirin" forcojnë njëri-tjetrin, - andaj i thashë Sufjanit: “Por Thevriu po thotë: “(Është fjala për) Ditën e (fisit) kurejdha"; kështu e kam mbajtur në mend prej tij, siç ke qenë ulur edhe ti ditën e Hendekut. Sufjani tha: “Ka qenë vetëm një ditë”, dhe qeshi.””