“Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe; [t]: Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe se Ebu Xhemra tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ulte në vendin e tij, kështu që (një ditë) më tha: “Kur delegacioni i Abdulkajsit vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ky u tha: “Cilët jeni ju, o delegatë?” - Jemi nga fisi rebia, - i thanë ata. - “Mirë se erdhët, o delegatë dhe o njerëz! Nuk do të jeni as të poshtëruar e as pishman (që keni ardhur tek unë) ” , - u tha ai. - O i Dërguari i Allahut, në mes nesh e teje ndodhen jobesimtarët e Mudarit, andaj na urdhëro diçka konkrete, që me të të fitojmë Xhenetin dhe t'i njoftojmë edhe ata që i kemi lënë mbrapa, - thanë ata pastaj e pyetën rreth pijeve. Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua ndaloi katër gjëra dhe ua urdhëroi katër të tjera: 1. I urdhëroi ta besonin Allahun, dhe në atë rast i pyeti: “A dini ç'është besimi në Allahun?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - iu përgjigjën ata. - “Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, 2. Faljen e namazit, 3. Dhënien e zekatit, 4. - Më duket se përmendi edhe: agjërimin e Ramazanit, - dhe 5. Dhënien e një të pestës nga preja e luftës” , - u tha ai. Po ashtu, ua ndaloi katër gjëra: enën nga kungulli, shtambën, vorbën e katranosur dhe varelën, ose ka përmendur edhe koritën (enë në të cilat përgatitej alkooli). Në fund, u tha: “Mësoni mirë këto gjëra dhe njoftoni edhe të tjerët mbrapa jush.””